
Aktorja Ellen Burstyn, 93 vjeçe, është nderuar në Festivalin e Filmit në Venecia për karrierën e saj më shumë se gjashtëdekadëshe dhe ka përdorur momentin për të treguar se sa shumë ka ndryshuar pozicioni i grave në Hollywood.
Burstyn kujtoi një industri dikur pothuajse tërësisht të dominuar nga burrat dhe tha se sot sheh shumë më tepër gra në pozicione vendimmarrëse, megjithëse barazia ende nuk është arritur.

Ajo ka treguar edhe një episod më pak të këndshëm nga “The Exorcist”: gjatë realizimit të filmit pësoi një dëmtim në shpinë, pasojat e të cilit, sipas saj, i ndien ende.
Por ndoshta pjesa më interesante është se në moshën 93-vjeçare Burstyn vazhdon të xhirojë filma. Këtë vit shfaqet edhe në një projekt të Maggie Gyllenhaal, ku interpreton një version imagjinar të Marilyn Monroe në moshën 100-vjeçare.






















