Sociale 21 November 2024, 09:24 Nga VNA

3.2 milionë euro për kanalizimet e ujërave të ndotur nga Lungomare në Radhimë

Ndaje në Whatsapp
3.2 milionë euro për kanalizimet e ujërave të ndotur nga

Të paktën 5 mijë shtëpi dhe njësi që ndodhen përgjatë bregdetit të Vlorës nga Lungomare në Radhimë do të futen në sistemin e kanalizimeve të ujërave të ndotura. Një kontratë e ujësjellësit të Vlorës me një vlerë 324 milionë lekë apo 3.2 milionë euro synon që të sistemojë këtë pjesë të ujërave të përdorura, në një prej zonave turistike më të frekuentuar në vend.

Referuar dokumenteve që shoqëronin procedurën, për të cilin tashmë është shpallur fituesi kompania 2T e cila ka një afat 8 mujor për realizimin e detyrimeve të kontratës, investimi pritet të përfshijë një pjesë të mirë të bregdetit që ka ndërtime intensive.

Sipas raportit teknik studim projektim i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura nga Lungomare deri në Radhimë të qytetit të Vlorës ka për qëllim hartimin e projekt zbatimit të rrjetit të Kanalizimeve në Zonën nga pika e Karburantit Kastrati deri tek ura në Radhimë dhe rrjeti shpërndarës në këtë zonë dhe në zonat e pambuluara me këtë rrjet në zona te ndryshme në qytetin e Vlorës me shkarkimin në ITUN (impianti) Vlorë.

“Zona e projektit shtrihet në reliev kryesisht malor. E gjithë zona shtrihet përgjatë detit Adriatik ne gjirin e Vlorës, rrëzë vargmaleve të Vlorës. E pozicionuar në të dy anët e rrugës nacionale Vlorë-Orikum, zona ka në shtrirje prej 12 km ne aksin veri – jug dhe 200 – 600 metra ne aksin lindje – perëndim.

Nga investigimi ne terren u konstatuan se një pjesë e ndërtesave në lagjen informale nuk është e lidhur me rrjetin. Arsyet pse këto konsumatorë nuk janë lidhur ishin të ndryshme, por kryesisht pozicionimi nën kuotë i objektit apo refuzimi i konsumatorëve për të kryer lidhjen në mënyrë individuale.

Gjithsesi lind nevoja edhe për tu plotësuar rrjeti ekzistues me disa linja të cilat nuk kanë linja ekzistuese” thuhet në dokumentin e procedurës. Ky projekt është investim i Ujësjellës Kanalizime Vlorë financuar si garant nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve./ Monitor

Video

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme