Politika 9 October 2024, 16:17 Nga VNA

Zgjedhjet 2025/ Ramës nuk i mjaftojnë votat në Shqipëri, rinis turet me diasporën në New York

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet 2025/ Ramës nuk i mjaftojnë votat në Shqipëri,

Në vitin 2025, kohë në të cilën pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, Diaspora shqiptare ka mundësi të votojë nga vendi ku jeton. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për herë të parë, shqiptarët jashtë vendit do të kenë të drejtën e votës.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur puna për krijimin e një aplikacioni ku çdo emigrant shqiptar që jeton jashtë, mund të shprehë dëshirën për pjesëmarrje në votime 4 muaj para ditës së zgjedhjeve dhe të ngarkojë dokumente personale, që vërtetojnë deklaratat e tij.

Por paralelisht ndërtimin e infrastrukturës për votën e Diasporës, kryeministri Edi Rama nuk humbet kohë, duke ju rikthyer tureve të takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë. Në 26 tetor kreu i qeverisë udhëton drejt SHBA-së, takon shqiptarët e New York-ut.

Sipas njoftimit që iu është shpërndarë përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në SHBA, takimi do të zhvillohet në New York, në adresën Gotham Hall, 1356 Broadway.

Ky është takimi i parë i Ramës me shqiptarët e Amerikës, pas nisjes së turit të Diasporës. Ndërkohë që më herët, për shkak të zgjedhjeve europiane në muajin qershor, kryeministri Edi Rama anuloi turin e takimeve me Diasporën e Gjermanisë.

Rama kishte planifikuar udhëtim edhe në Londër por që për shkak të situatës politike dhe zgjedhjeve të parakohshme atje, takimi u anulua për një datë tjetër.

Mesa duket rikthimi i Ramës tek Diaspora lidhet jo vetëm me të drejtën e garantuar nga Kodi Zgjedhor por edhe shifrave dhe sondazheve që Rama dhe ekipi tij bëjnë vazhdimisht mbi votuesit potencial socialistë ne vend. Për këtë mbase nuk i mjaftojnë me votat e shqiptarëvë në Shqipëri dhe as patronazhistët por i duhen edhe vota e Diasporës.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme