Politika 9 October 2024, 12:43 Nga VNA

Debati qesharak në Komisionin e Koncesioneve: Një spektakël i panevojshëm politik

Ndaje në Whatsapp
Debati qesharak në Komisionin e Koncesioneve: Një spektakël i

Një debat qesharak dhe i panevojshëm vazhdon të zhvillohet sa herë mblidhet komisioni për hetimin e koncesioneve në shëndetësi.

Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca, dueti i batutave pa kripë “hidh e prit,” bëjnë të pamundurën për të dhënë përshtypjen se po përplasen për të mirën e publikut. Po ç’të mirë ka publiku nga ky show banal? Çfarë mësojnë qytetarët kur dëgjojnë sharje dhe fyerje të dala boje nga politikanë që duken si antagoniste, por në thelb funksionojnë thuajse njësoj?

Çfarë përfiton publiku nga një sherr i përsëritur dhe banal, ndërkohë që situata e shëndetësisë është për të vënë duart në kokë? Si mund të jetë alternativë një opozitë që merret me detajet më të parëndësishme të një komisioni dhe nuk ngre zërin për atë që heqin qytetarët në dyert e spitaleve? Nëse Plarent Ndrecës i intereson kjo kakofoni dhe kjo kotësi sepse mbron interesat e Edi Ramës në atë komision, deputetët e opozitës do të bënin mirë të hiqnin dorë nga spektakli i shëmtuar politik dhe të flisnin për problemet reale të shëndetësisë, përfshirë dhe koncesionet, për të cilat pak kush në atë komision është përkushtuar t’i trajtojë me seriozitetin që meriton kjo vjedhje e madhe e qeverisë Rama.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme