Politika 9 October 2024, 13:40 Nga VNA

Bisedat e pretenduara të SKY për Gazment Bardhin, reagon SPAK: Janë te sajuara, nuk ekzistojnë në asnjë dosje

Ndaje në Whatsapp
Bisedat e pretenduara të SKY për Gazment Bardhin, reagon SPAK:

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka reaguar pas letrës së kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi për mesazhet e ardhura në adresë të tij në aplikacionin Signal, ku përmendeshin emrat e disa personazheve të krimit. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal. Njoftimi Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme. Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve. “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara”, deklaron SPAK. Bardhi ka zbuluar SMS-të që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë. Mesazhi Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”. “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme