Politika 9 October 2024, 14:05 Nga VNA

"Nuk na ndal as ushtria, as policia", PD nesër në Parlament

Ndaje në Whatsapp
"Nuk na ndal as ushtria, as policia", PD nesër në Parlament

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD, Gazment Bardhi në një prononcim për media tha se deputetët e opozitës do marrin pjesë në seancën e neserme parlamentare. Në lidhje me reagimin e SPAK, se bisedat e Signal nuk janë të vërteta, Bardhi apeloi për hetim të thelluar për zbulimin e autorëve pasi platforma të tilla përdoren nga politikanë të lartë të qeverisë të lidhur me krimin. Bardhi: PD e konsideron veprimin e Mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi i papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër do të jemi në seancë plenare.Grupi do të jetë nesër në seancë. Rama mund të na vërë përballë ushtrinë e policinë, por një Kuvend në një vend kandidat për në BE që pengon deputetët e opozitës të hyjë në vendin e punës, shfaq në sytë e të gjithëve tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Rama.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme