Bota 27 April 2025, 19:37 Nga VNA

Virginia Giuffre, figura qëndrore e skandalit Epstein, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Virginia Giuffre, figura qëndrore e skandalit Epstein, ndahet nga jeta

Virginia Giuffre, një nga zërat më të fuqishëm kundër abuzimeve të Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare. Familja e saj konfirmoi se Giuffre i dha fund jetës, pasi nuk mundi të përballonte më traumën e thellë të përjetuar.

Giuffre, e cila kishte akuzuar publikisht Duka e Jorkut, Princin Andreë, për abuzim seksual kur ishte 17 vjeç — një pretendim që princi e ka mohuar gjithmonë — u gjet e pajetë në fermën e saj në Australinë Perëndimore. Policia australiane po heton rastin, por deri tani nuk ka shenja dyshimi për ndonjë shkak tjetër përveç vetëvrasjes.

Në një deklaratë prekëse, familjarët thanë se “plagët e pashërueshme nga abuzimi dhe trafikimi u bënë të padurueshme për të.”

Giuffre, e lindur në SHBA, kishte jetuar prej vitesh në Australi me bashkëshortin e saj Robert dhe tre fëmijët e tyre. Megjithatë, raportimet e fundit tregojnë se çifti ishte ndarë pas një martese 22-vjeçare.

Pas zbulimeve të saj tronditëse, Giuffre u bë një figurë qendrore e lëvizjes #MeToo, duke luftuar kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimeve seksuale. Në vitin 2022, Princi Andreë arriti një marrëveshje financiare jashtë gjykate me Giuffre, e cila përfshinte një deklaratë keqardhjeje, por jo pranim faji nga ana e princit.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Virginia Giuffre ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje plagët e hapura të skandalit të abuzimeve seksuale që tronditën elitën botërore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme