Bota 26 April 2025, 07:59 Nga VNA

Roma në zi, Papa Françesku përcillet sot për në banesën e fundit

Ndaje në Whatsapp
Roma në zi, Papa Françesku përcillet sot për në

Roma është përfshirë nga një atmosferë zie për varrimin solemn të Papa Françeskut. Ceremonia do të zhvillohet sot, në orën 10:00, në Sheshin e Shën Pjetrit, ku mijëra besimtarë dhe personalitete të larta nga mbarë bota janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë.

Që në orët e para të mëngjesit, zona përreth Vatikanit, përfshirë Via della Conciliazione dhe rrugët përreth, është mbushur me njerëz të thjeshtë, besimtarë dhe përfaqësues shtetesh. Portat për publikun janë hapur në orën 05:30, ndërsa pritet që mbi 200 mijë vetë të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit, pa përfshirë ata që do të qëndrojnë përgjatë rrugës së kortezhit funeral, deri te bazilika e Santa Maria Maggiore, ku do të bëhet varrimi.

Për garantimin e sigurisë janë angazhuar mbi 4.000 forca policie dhe po aq vullnetarë nga Mbrojtja Civile, ndërsa janë konfirmuar 160 delegacione zyrtare nga shtetet dhe qeveritë e botës.

Procesioni mortor do të zhvillohet pjesërisht në këmbë, për t’u dhënë mundësi të gjithëve të shprehin respektin e fundit ndaj Papës. Gjatë tre ditëve të mëparshme, mbi 250.000 persona kanë kaluar nëpër Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe pranë trupit të tij, përpara se arkivoli të mbyllej të premten në mbrëmje.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme