Bota 25 April 2025, 07:52 Nga VNA

Rutte paralajmëron: NATO rrezikon të humbasë avantazhin ushtarak, Europa të zgjohet

Ndaje në Whatsapp
Rutte paralajmëron: NATO rrezikon të humbasë avantazhin ushtarak,

Kryeministri holandez Mark Rutte, në raportin e tij vjetor, ka kërkuar rritje të përpjekjeve nga shtetet anëtare për të siguruar që NATO të mbetet një fuqi ushtarake dominuese.

“Në vitin 2025, ne duhet të rrisim ndjeshëm përpjekjet tona për të siguruar që NATO të mbetet një burim kryesor i avantazhit ushtarak për të gjitha kombet tona. Liria dhe prosperiteti ynë i vazhdueshëm varen nga kjo”, shkroi Rutte.

Deklarata e tij vjen në një moment kritik për Aleancën, e cila prej muajit shkurt është përballur me pasiguri, pasi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, theksoi se prioritetet amerikane për sigurinë janë zhvendosur, duke i bërë thirrje Europës të mbajë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj dhe të Ukrainës.

Rutte zhvilloi një vizitë në Uashington të enjten, ku u takua me zyrtarë të lartë amerikanë, dy muaj përpara se të presë samitin e ardhshëm të NATO-s në Holandë, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve të tjerë të Aleancës.

Në këtë samit pritet të diskutohen udhëzime të reja për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme