Bota 21 April 2025, 20:26 Nga VNA

Avioni me 300 pasagjerë shpërthen në flakë në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Avioni me 300 pasagjerë shpërthen në flakë në SHBA

Një avion i linjës Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej për ngritje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos mëngjesin e së hënës, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Incidenti ndodhi rreth orës 11:15, kur motori i një Airbus A330 mori flakë pak para nisjes për në Atlanta.

Në bordin e fluturimit 1213 ndodheshin 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes daljeve të emergjencës. Sipas kompanisë Delta, nuk ka raportime për persona të lënduar.

Zëdhënësit e linjës ajrore konfirmuan se ekuipazhi reagoi menjëherë dhe zbatoi me korrektësi procedurat e evakuimit, pasi flakët u vunë re në sistemin e shkarkimit të njërit prej motorëve.

FAA ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, ndërsa ngjarja vjen në një periudhë me disa raste të ngjashme në aeroportet amerikane, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në sektorin e aviacionit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme