Bota 19 April 2025, 20:41 Nga VNA

Trafik ndërkombëtar i maceve të egra dhe ekzotike - Arrestohen 2 persona në Spanjë, u kapën me 19 kafshë me pasaporta false

Ndaje në Whatsapp
Trafik ndërkombëtar i maceve të egra dhe ekzotike - Arrestohen 2

Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të trafikut të maceve të rralla dhe të egra gjatë një operacioni të zhvilluar në qytetin Manacor, në Mallorca. Dy persona janë arrestuar, ndërsa 19 kafshë të egra janë shpëtuar në një aksion që ka sjellë në dritë një aktivitet të paligjshëm që zhvillohej përmes internetit dhe rrjeteve sociale.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit përdornin platformat online për të tregtuar kafshë të rrezikshme dhe ekzotike, përfshirë tigra të bardhë, leopardë të zinj, rrëqebuj euroaziatikë, hiena dhe puma. Policia ka sekuestruar gjithashtu mbi 40 pasaporta të falsifikuara kafshësh që mendohet se vinin nga vende si Rusia, Bjellorusia dhe Kina.

Operacioni i Gardës Civile kishte nisur që në mars të vitit të kaluar, pasi një çift në Palma u hetua për mbajtjen dhe shitjen e maceve të egra të përziera me mace shtëpie. Rrjeti i trafikut synonte individë të pasur që kërkonin të zotëronin kafshë ekzotike si simbole statusi.

Autoritetet spanjolle shprehën shqetësimin për trendin në rritje të mbarështimit dhe zotërimit të kafshëve të egra, një fenomen që ka marrë përmasa në Rusi dhe Ukrainë, dhe tashmë po përhapet edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ky rrjet ka lidhje me organizata të tjera ndërkombëtare të trafikut të kafshëve të egra.

Kafshët e shpëtuara do të transferohen në një qendër të specializuar për shpëtimin dhe rehabilitimin e gjitarëve ekzotikë në Alicante, Spanjë. 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme