Bota 16 April 2025, 16:15 Nga VNA

Alarmi i Von der Leyen: “Perëndimi që njihnim, nuk ekziston më!”

Ndaje në Whatsapp
Alarmi i Von der Leyen: “Perëndimi që njihnim, nuk ekziston

Një deklaratë e fortë vjen nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila në një intervistë për gazetën gjermane Die Zeit deklaroi se Perëndimi, në formën tradicionale që e njihnim, nuk ekziston më.

Ajo tha se ardhja në pushtet e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara ka tronditur themelet e aleancës transatlantike, ndërsa theksoi nevojën që Bashkimi Europian të fuqizohet dhe të mbështetet më shumë tek vetja, duke synuar autonominë strategjike.

“Perëndimi siç ne e njihnim nuk ekziston më. Europa vijon të jetë një projekt paqeje. Ne nuk kemi vëllezër apo oligarkë që bëjnë rregullat. Ne nuk i pushtojmë fqinjët tanë dhe nuk i ndëshkojmë ata. Përkundrazi, ne kemi dymbëdhjetë vende në listën e pritjes për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian. Po flasim për rreth 150 milionë njerëz.” - tha Von Der Leyen.

Ajo nënvizoi se edhe pse aleanca me SHBA-të po kalon një fazë të vështirë, BE nuk synon ta shkëpusë këtë marrëdhënie, por do të vijojë ambiciet për zgjerim dhe bashkëpunim me vende të tjera.

Ajo nuk përjashtoi as mundësinë e forcimit të marrëdhënieve tregtare me Kinën, në rast se SHBA vështirëson më tej aksesin në tregun r jashtëm

“Nëse kushtet e aksesit në tregje bëhen më të vështira për një partner të madh tregtar si Amerika, atëherë do të kërkojmë partnerë të rinj për të lehtësuar kompanitë tona.”

Në fokus të deklaratës së saj ishin edhe investimet në mbrojtje, ku von der Leyen theksoi se Europa duhet të forcojë kapacitetet e saj ushtarake përballë kërcënimeve nga Rusia.

Presidentja e Komisionit Europian përfundoi se Europa po hyn në një epokë të re gjeopolitike dhe se uniteti, fuqizimi i brendshëm dhe strategjia e qartë do të jenë çelësi i së ardhmes së saj

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme