Bota 14 April 2025, 17:06 Nga VNA

Trump justifikon Rusinë pas masakrës në Ukrainë: “Ishte aksidentale, kjo është lufta e Biden”

Ndaje në Whatsapp
Trump justifikon Rusinë pas masakrës në Ukrainë:

Trump justifikon Rusinë pas masakrës në Ukrainë: “Ishte gabim, kjo është lufta e Biden”

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta me deklaratat e tij pas bombardimeve ruse në qytetin Sumy të Ukrainës, ku humbën jetën 34 persona dhe u plagosën 117 të tjerë. Nga avioni presidencial “Air Force One”, Trump justifikoi sulmin rus, duke thënë se “Moska e kishte kryer aksidentalisht bombardimin”.

“Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme. Ata më thanë se ka qenë një gabim. Unë besoj se ka qenë vërtet një gabim… Kjo është lufta e Biden, jo e imja”, u shpreh Trump, duke u distancuar nga konfliktit i përgjakshëm në Ukrainë.

Presidenti republikan akuzoi paraardhësin e tij, Joe Biden, për financimin dhe zgjatjen e luftës:

“Ishte Biden ai që dha miliarda e miliarda dollarë për këtë luftë. Nëse do të kishte pasur tru, kjo luftë nuk do të ishte provokuar kurrë. Po të isha unë në pushtet, kjo luftë nuk do të kishte ndodhur.”

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje publike Trump-it që të vizitojë Ukrainën para se të marrë një vendim për të ardhmen e luftës.

“Zoti Trump, ejani dhe shihni vetë çfarë ka bërë Putini vendit tim. Shihni civilët tanë, fëmijët e plagosur, varrezat, kishat, spitalet. Pastaj flasim për planin për paqen,” u shpreh Zelensky në një intervistë për CBS News, të regjistruar para sulmit në Sumy.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër sulmin rus. Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, e cilësoi bombardimin si një krim lufte, ndërsa i dërguari i Trump për çështjen Rusi-Ukrainë, Keith Kellogg, deklaroi se “Moska ka kaluar çdo kufi të moralit dhe ligjit ndërkombëtar.”

Kjo deklaratë e fundit e Trump vjen vetëm dy ditë pasi ai i kërkoi Putinit të pranonte një armëpushim urgjent, ndërkohë që qëndrimi i tij vazhdon të ngjallë shqetësime për orientimin e politikës së jashtme amerikane.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme