Bota 13 April 2025, 22:36 Nga VNA

Shiu përmbyt Spanjën/ Gjendje e jashtëzakonshme në Ishujt Kanarie

Ndaje në Whatsapp
Shiu përmbyt Spanjën/ Gjendje e jashtëzakonshme në Ishujt

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur të shtunën, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme që përfshinë ishullin Kanarie. Vetëm në dy orë ranë rreth 6 cm shi, duke shkaktuar një situatë emergjente që detyroi autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme gjatë natës.

Fatmirësisht, sipas autoriteteve spanjolle, nuk janë raportuar të lënduar. Gjendja e jashtëzakonshme u hoq të dielën në mëngjes, pasi ekipet e emergjencës punuan pa ndërprerje për të përballuar situatën.

“Ne kemi punuar gjithë natën, duke ndjekur 300 thirrje gjatë natës, shumë prej tyre në Arrecife dhe Teguise”, deklaroi Enrique Espinosa, kreu i shërbimeve të urgjencës në Lanzarote.

Sipas mediave lokale, mbi 150 incidente janë raportuar në zonën turistike të Costa Teguise dhe mbi 70 të tjera në Arrecife. Edhe zona e San Bartolomé u godit rëndë, me disa banesa të zhytura në ujë dhe rrugë të bllokuara.

Pamje dramatike që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë përmbytje të vrullshme që kalojnë nën ura dhe mbulojnë rrugët, duke bllokuar dhjetëra automjete. Ujërat kanë lënë pas një sasi të madhe balte, duke shkaktuar dëme materiale në disa zona të ishullit.

Kanariet janë veçanërisht të ndjeshme ndaj përmbytjeve për shkak të klimës së thatë dhe terrenit vullkanik, që nuk përthith shpejt vëllime të mëdha uji.

Stuhia “Olivier”, që preku Kanariet, Spanjën kontinentale dhe Portugalinë, është përgjegjëse për reshjet intensive dhe ka sjellë alarme të shumta për motin në rajon. Shërbimi meteorologjik i Spanjës ka lëshuar paralajmërime për stuhi dhe reshje shiu në disa zona të vendit deri të martën

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme