Bota 12 April 2025, 07:57 Nga VNA

SHBA largohet nga drejtimi i grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës, ja kush e merr këtë rol

Ndaje në Whatsapp
SHBA largohet nga drejtimi i grupit të aleatëve kryesorë të

Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans njoftoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kryesojnë më Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), duke ia lënë këtë rol Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm që evropianët po marrin më shumë përgjegjësi, ndërsa SHBA mbetet ende pjesë e grupit. UDCG, i njohur edhe si Grupi Ramstein, përbëhet nga 57 vende, përfshirë të gjitha anëtarët e NATO-s dhe BE-së, dhe është themeluar për të koordinojë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.

Brekelmans bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë transatlantik nëse SHBA zgjedh të riorientojë burimet drejt Indo-Paqësorit apo brenda vendit, duke theksuar se ruajtja e angazhimit amerikan në NATO mbetet thelbësore për sigurinë e Evropës.

Kjo lëvizje vjen mes sinjaleve për zvogëlim të rolit të SHBA-së në NATO dhe mundësisë së tërheqjes së trupave amerikane nga Evropa, ku aktualisht janë të stacionuar rreth 100,000 ushtarë.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme