Bota 13 April 2025, 14:32 Nga VNA

Protestë kundër oligarkisë në SHBA, Bernie Sanders në krye të demonstratave në Los Angeles

Ndaje në Whatsapp
Protestë kundër oligarkisë në SHBA, Bernie Sanders në

Mijëra qytetarë amerikanë marshuan në rrugët e Los Angeles nën moton “Të luftojmë oligarkinë”, për të protestuar kundër ndikimit të miliarderëve në politikë dhe pabarazisë së thelluar ekonomike në vend. Tubimi u udhëhoq nga senatori i Vermontit, Bernie Sanders, dhe kongresmenia nga Nju Jorku, Alexandria Ocasio-Cortez, të cilët kanë qenë në ballë të protestave të ngjashme javët e fundit në disa shtete amerikane.

Pjesëmarrësit kërkuan largimin e ndikimit të “parave të pista” nga politika dhe denoncuan përpjekjet e figurave të pasura, si Elon Musk, për të dobësuar rolin e qeverisë federale. Në fjalimin e tij, Sanders theksoi se “askush në Amerikë nuk dëshiron të jetojë nën një sistem oligarkik”.

Protesta pati jehonë edhe në Silicon Valley, ku punonjësit e teknologjisë, dikur të distancuar nga aktivizmi politik, po i bashkohen gjithnjë e më shumë lëvizjeve për drejtësi sociale. Demonstrata e fundit shënoi një kthesë të dukshme, pasi drejtuesit e industrisë që më parë mbështesnin punonjësit, tashmë shihen të rreshtuar përkrah Donald Trump, duke thelluar ndarjet brenda komunitetit teknologjik.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme