Bota 15 April 2025, 18:46 Nga VNA

Izraeli sulmon një tjetër spital në Gaza dhe vret një punonjës shëndetësor

Ndaje në Whatsapp
Izraeli sulmon një tjetër spital në Gaza dhe vret një

Hamasi ka refuzuar një propozim të fundit të Izraelit për një armëpushim gjashtë-javor në Gaza, i cili kërkonte që grupi i armatosur të heqë dorë nga armët. Propozimi, që përfshinte lirimin e dhjetë pengjeve të gjalla dhe 16 të tjerëve të vdekur, u dërgua nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit, por u hodh poshtë nga Hamasi. Sipas burimeve, ky propozim i Izraelit kërkonte një angazhim të qartë nga Hamasi për të çarmatosur forcën e tij, pa ndonjë angazhim të Izraelit për të ndaluar luftën ose për të tërhequr forcat e tij nga Rripi i Gazës, siç ishte kërkuar nga grupi palestinez.

Përmes një deklarate, Hamasi e hodhi poshtë plotësisht këtë ofertë, duke shtuar se kishte "humbur kontaktet" me grupin që mban peng shtetasin izraelito-amerikan, Idan Alexander, pas një sulmi të forcave izraelite. Ky refuzim vjen ndërkohë që Izraeli vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Gaza.

Një incident tjetër ndodhi në Khan Younis, ku një sulm ajror izraelit goditi një spital fushor, duke lënë të vdekur një roje sigurie dhe duke plagosur nëntë persona të tjerë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ende nuk kanë dhënë një reagim lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë, një agjenci e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se situata humanitare në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm, duke arritur në nivelet më të ulëta që nga shpërthimi i luftimeve 18 muaj më parë. Po ashtu, një sulm tjetër ajror nga Izraeli goditi hyrjen e një spitali në Gaza, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi mjekësor dhe plagosjen e nëntë personave të tjerë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme