Bota 15 April 2025, 16:09 Nga VNA

“Nuk ka më ajër! Irakun e pushton rëra – mijëra persona kërkojnë ndihmë”

Ndaje në Whatsapp
“Nuk ka më ajër! Irakun e pushton rëra – mijëra

Një tjetër stuhi e fuqishme rëre ka goditur Irakun, duke shkaktuar mbi 1000 raste të problemeve respiratore dhe ndërprerje të përkohshme në aktivitetet publike. Fenomeni ka prekur kryesisht pjesën qendrore dhe jugore të vendit, duke futur në alarm autoritetet shëndetësore.

Vetëm në provincën Muthana, zyrtarët konfirmojnë se më shumë se 700 persona janë paraqitur në spitale me shenja mbytjeje dhe vështirësi në frymëmarrje. Pamjet dramatike të publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë një qiell të mbuluar nga mjegulla portokalli, ndërsa rrugët janë përfshirë nga një re e dendur pluhuri.

Për shkak të kushteve ekstreme, autoritetet njoftuan për ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullime të fluturimeve në disa aeroporte. Policia dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar në terren për të ndihmuar qytetarët, shumë prej të cilëve janë parë të lëvizin me maska për mbrojtje nga grimcat e rërës.

Shkencëtarët thonë se ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të ndikimeve të dukshme të ndryshimeve klimatike. Sipas OKB-së, Iraku renditet mes pesë vendeve më të cënueshme në botë ndaj efekteve të klimës — përballur jo vetëm me stuhi të rregullta rëre, por edhe me thatësira, temperatura ekstreme dhe mungesë kronike të ujit.

Kujtojmë se një stuhi e ngjashme në vitin 2022 la pas një viktimë dhe mbi 5 mijë persona të shtruar në spitale. Autoritetet irakiane kanë paralajmëruar se kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht gjatë ditëve në vijim.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme