Bota 17 April 2025, 18:53 Nga VNA

Donald Trump pret në Shtëpinë Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni: Do të kemi me patjetër një marrëveshje tregtare me BE

Ndaje në Whatsapp
Donald Trump pret në Shtëpinë Bardhë kryeministren italiane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ku dhe deklaroi se do të ketë një marrë veshje me BE për tarifat për mallrat e importit.

“Do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%, por do të jetë një marrëveshje e drejtë”, tha ai.

Nga ana tjetër, edhe Meloni tha se është e bindur se mund të arrijë një marrëveshje me Donald Trump.

“Jam e sigurt se mund të bëjmë një marrëveshje. Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë. Unë mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht” thotë ajo.

Trump e cilësoi Melonin si në kryeministre të madhe dhe që sipas tij, bën një punë fantastike.

“Meloni më pëlqen shumë. Unë mendoj se ajo është një kryeministre e madhe, po bën një punë fantastike,” thotë ai. “Ajo është një nga udhëheqësit e vërtetë të botës,” tha ai.

Meloni është lideri i parë evropian që viziton Uashingtonin që kur Trump vendosi tarifa 20% në BE në fillim të këtij muaji. Tarifa tashmë është ndërprerë për 90 ditë, duke i dhënë BE-së dhe SHBA-së një shans për të negociuar.

Zyrtarë të lartë të administratës Trump, në një konferencë për gazetarët para takimit, theksuan rolin e Melonit si bashkëbiseduese te vlefshëme të presidentit amerikan me Bashkimin Evropian, për çështje të tilla si tregtia, imigracioni dhe kërkimi i një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme