Bota 18 April 2025, 15:44 Nga VNA

Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Universitetin e Floridas – autori, djali i një zëvendës sherifeje

Ndaje në Whatsapp
Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Universitetin e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur universitetin shtetëror të Floridës, ku dy persona humbën jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Autori i dyshuar është një 20-vjeçar, djali i një zëvendës-sherife, i cili përdori armën e shërbimit të nënës së tij për të kryer sulmin. Sipas autoriteteve, i riu refuzoi të dorëzohej në momentin që policia mbërriti në vendngjarje, dhe për pasojë u qëllua nga një efektiv.

Dy viktimat, sipas policisë, nuk ishin studentë të universitetit, ndërsa autori besohet se ndiqte studimet në këtë institucion. Armën e kishte marrë në zyrën e nënës së tij, ku ajo kishte shërbyer për më shumë se 18 vite.

Sipas gazetës studentore, 20-vjeçari kishte marrë pjesë më herët në protestat në kampus kundër inaugurimit të Presidentit Donald Trump në janar. Ndërkohë, vetë presidenti është informuar për ngjarjen, por ka deklaruar se nuk do të ndryshojë ligjin për armët, pavarësisht tragjedisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme