Bota 20 April 2025, 12:38 Nga VNA

Dhjetë të burgosur shqiptarë përplasen me rivalët në një burg të Italisë, plagosen katër efektiv

Ndaje në Whatsapp
Dhjetë të burgosur shqiptarë përplasen me rivalët

Një grup prej 10 shqiptarësh, të burgosur, janë përfshirë në një sherr të fortë në burgun Bassone në Como.

Sipas mediave italiane, bëhet me dije se grupi i shqiptarëve kanë thyer një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i një grupi rival, ku ishin të burgosur nga Afrika Veriore.

Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.

Mes tyre ka pasur përplasje fizike, por efektivët e policisë kanë arritur ta ndërpresin në kohë konfliktin, ndërsa autoritetet kanë dërguar përforcime nga Milano.

Në lidhje me këtë ngjarje, katër nga të përfshirët janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spitalin Sant'Anna të Como, ndërsa gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme