Bota 26 April 2025, 16:49 Nga VNA

Rusia, e gatshme për bisedime paqeje me Kievin pa parakushte

Ndaje në Whatsapp
Rusia, e gatshme për bisedime paqeje me Kievin pa parakushte

 

"Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Kievin pa parakushte", kështu ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin gjatë takimit me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff.

Në një takim me të dërguarin special amerikan Steve Witkoff, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se "Rusia është e gatshme të rifillojë bisedimet me Kievin pa asnjë parakusht", sipas asaj që bën të ditur Kremlini, njofton agjencia Tass.

Putin: "Rajoni i Kurskut është çliruar plotësisht", por Kievi e mohon

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se sulmi ukrainas në rajonin e Kurskut "ka dështuar plotësisht" dhe se i gjithë territori është çliruar.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, ka thënë se është "çliruar" vendbanimi i fundit që ndodhej ende nën kontrollin e forcave ukrainase, Gornal, sipas agjencisë Tass.

Gerasimov gjithashtu ka pranuar se gjatë çlirimit të rajonit të Kurskut, forcat koreano-veriore kanë ofruar "ndihmë të konsiderueshme", raporton agjencia Interfax.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Operacioni në Kursk vazhdon

"Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë operacionin mbrojtës në disa zona të rajonit të Kurskut. Situata operacionale mbetet e vështirë, por njësitë tona vazhdojnë të mbajnë pozicione të caktuara dhe të përmbushin detyrat e ngarkuara, duke i shkaktuar armikut humbje me të gjitha llojet e armëve dhe përmes taktikave të mbrojtjes aktive", thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, siç raportojnë mediat ukrainase, pas njoftimit të presidentit rus për çlirimin e plotë të Kurskut.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme