Kronika 14 April 2025, 22:20 Nga VNA

“Viktima u përpoq të mbrohej nga vrasësi”, zbardhet autopsia e Ilaria Sula: Humbi ndjenjat para se të qëllohej me thikë

Ndaje në Whatsapp
“Viktima u përpoq të mbrohej nga vrasësi”, zbardhet

Shqiptarjua Ilaria Sula, 22-vjeçarja, studente në universitetin “La Sapienza” në Romë, vdiq nga shoku hemorragjik shkaktuar nga 3 goditjet me thikë në qafë, të ish-të dashurit të saj.

Ishte kjo përgjigja e autopsisë së parë nga mjekët, ndërsa sot është zbardhur versioni më i gjatë se si mund të ketë ndodhur vrasja nga ish-idashuri Filipinas.

“Ilaria Sula mund të ketë humbur ndjenjat nga goditjet e Mark Samson para se të goditet me thikë dhe të vritet. Autopsia e kryer mbi trupin e studentes së universitetit të vrarë nga ish-i i saj në lagjen e emgrantëve në Romë. Sipas mjekëve, disa elementë do të tregonin se viktima u përpoq të mbrohej nga agresori para se të vritej.”

E reja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali i cili ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Vrasësi, pasi e ka masakruar Ilarian,  e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme