Kronika 14 April 2025, 20:10 Nga VNA

Motomjeti del nga rruga në Shkodër, ndërron jetë 16-vjeçari, në gjendje të rëndë adoleshenti tjetër

Ndaje në Whatsapp
Motomjeti del nga rruga në Shkodër, ndërron jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në vendin e quajtur “Stom Golem” në Shkodër, ku ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Mësohet se adoleshenti i cili ka qenë duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se në motomjet udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme