Kronika 13 April 2025, 14:41 Nga VNA

32 vite burg për shqiptarin Nardi (Fatbardh) Idrizi – i dënuar më parë për grabitje dhe tentativë vrasjeje

Ndaje në Whatsapp
32 vite burg për shqiptarin Nardi (Fatbardh) Idrizi – i dënuar

 

Gjykata e Athinës ka dënuar me 32 vite burg 38-vjeçarin shqiptar, Nardi Idrizi, i njohur edhe si Fatbardh Idrizi, për plagosjen e tre personave në Kretë në dhjetor 2023, pas një konflikti të çastit. Idrizi qëlloi me armë ndaj dy vëllezërve dhe një shoku të tyre, duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas u vetëdorëzua te autoritetet greke.

Megjithatë, përmes gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 20 vite burg. Viktimat nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.

Idrizi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është dënuar më parë me 13 vite e 4 muaj burg për një seri veprash penale, përfshirë tentativa vrasjeje, grabitje të armatosura në banka, kazino dhe karburante, si dhe armëmbajtje pa leje. Emri i tij është përfshirë edhe në skandale me përfitime të paligjshme dënimi në burgun e Fierit.

Në prill 2024, Idrizi u shpall sërish në kërkim në Greqi për lidhje me një grup që trafikonte sende të vjedhura. Ndërkohë, në shkurt u arrestua edhe vëllai i tij, Joni Idrizi, i dënuar më parë për grabitje me armë. Vëllai tjetër, Leonard Idrizi, ka qenë pjesë e bandës së “Coles” dhe është vrarë. Pas vdekjes së tij, Nardi mori emrin Fatbardh.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme