Kronika 12 April 2025, 13:38 Nga VNA

Ndotja e ujit në Tiranë/ Ndërhyn Krimi Ekonomik, merret në pyetje drejtori i UKT

Ndaje në Whatsapp
Ndotja e ujit në Tiranë/ Ndërhyn Krimi Ekonomik, merret në

Një situatë alarmante është regjistruar në njësinë nr. 5 të Tiranës, ku qindra qytetarë kanë denoncuar ndotjen e ujit të pijshëm në banesat e tyre. Si pasojë, Krimi Ekonomik ka nisur hetimet në terren, duke kryer veprime procedurale dhe sekuestrime të mundshme.

Sipas një njoftimi zyrtar, më 11 prill 2025, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ka marrë masa pas informacioneve të përhapura në rrjetet sociale. Hetimet zbuluan një çarje në tubacionin nëndheshëm të ujit, e cila dyshohet se ka ndodhur për shkak të amortizimit dhe ndërhyrjeve pa paralajmërim nga UKT.

Njoftimi:

Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.Në vijim të sa më sipër, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Gjithashtu, i është marrë deklarim si person që ka dijeni shtetasit Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira.

Një situatë e rëndë ka ndodhur ditët e fundit në Tiranë, ku në banesat e qytetarëve ka pasur ujë të ndotur. Pas disa denoncimeve në rrjetet sociale, gazetari Arsen Rusta ka depozituar në SPAK një kallëzim për kreun e UKT-së Tiranë, Skerdi Drenova, për ndotjen e ujit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme