Kronika 11 April 2025, 22:18 Nga VNA

Gazeta italiane zbulon pse emigrantët që u sollën në Gjadër ishin me pranga

Ndaje në Whatsapp
Gazeta italiane zbulon pse emigrantët që u sollën në

Gazeta italiane “La Repubblica” thekson që në titull se 40 emigrantët që u dërguan në Shqipëri ishin të prangosur. Ata u zbarkuan në orën 16:00 të së premtes në portin e Shëngjinit, me anijen “Libra”, e cila u nis nga Brindisi në orën 08:30. Secili prej tyre shoqërohej nga dy policë që i shoqëronin njëri përpara dhe tjetri nga pas.

“Ne i pamë me shirita në kyçet e dorës dhe kjo vërtet na goditi”, – u shpreh Francesco Ferri nga organizata Action Aid. “Është e paligjshme” – shton avokati Gennaro Santoro i Antigone. Eurodeputetja Cecilia Strada kërkoi shpjegim nga policia italiane: “Ata po dilnin të prangosur. Na thanë se e bënë për të mos lënduar veten” – citon “La Repubblica”.

40 emigrantët u mblodhën nga të gjitha CPR-të italiane, përveç atyre në Macomer dhe Trapani. Ata janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë edhe nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia.

Ata i hipën menjëherë në një autobus që hyri në hotspotin aty pranë. Për procedura të tjera nuk kishte nevojë, pasi tashmë ishin identifikuar, por policia shqiptare, kësaj here kërkoi që të mund t’i fotografonte. Ndalesa tjetër ishte qendra e Gjadrit.

Aty akomodimi i tyre është bërë në qendrën e paraburgimit dhe riatdhesimit, ku do të presin urdhrin e dëbimit, edhe pse avokatët e tyre tashmë po përgatisin ankesat kundër vlefshmërisë së paraburgimit ose për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme