Kronika 14 April 2025, 15:31 Nga VNA

Dy kallashnikovë të fshehur në një banesë në Memaliaj – në kërkim një 20-vjeçar, pista çon tek grupi i Andrea Kalemit

Ndaje në Whatsapp
Dy kallashnikovë të fshehur në një banesë në

Policia e Memaliajt ka zbuluar dy armë zjarri të tipit kallashnikov të fshehura në një banesë në qytet, ndërsa ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin Samuel Qendraj. Sipas informacioneve zyrtare, i riu i kishte fshehur armët në një çantë sportive, brenda një dhome që shërbente si magazinë, në shtëpinë e një të moshuare me probleme të shëndetit mendor.

Burimet policore bëjnë me dije se armët dyshohet se i përkisnin një grupi kriminal që operon në Memaliaj dhe në zonat përreth. Konkretisht, pistat hetimore çojnë drejt grupit të drejtuar nga Andrea Kalemi, i njohur edhe me emrin tjetër, Adriatik Kalemi – një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare, me precedentë të shumtë penalë që nga viti 2001.

Andrea Kalemi ishte përfshirë në një ngjarje të rëndë në Belgjikë, ku u akuzua për vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë, Mevlan dhe Adriatik Çaça, së bashku me vëllain e tij, Fatmir Kalemi.

Në vitin 2017, Kalemi u arrestua në Tiranë bashkë me dy persona të tjerë, pasi në gjendje të dehur, kundërshtuan me forcë një efektiv policie gjatë kryerjes së detyrës. Në vitin 2023, ai i mbijetoi një sulmi me thikë brenda burgut të sigurisë së lartë “Koridhalos” në Greqi, ku një i burgosur egjiptian tentoi ta vriste. Të njëjtin vit, ai u bë shënjestër e një atentati edhe në ishullin Paxos të Greqisë, ndërsa pushonte me familjen.

Saga e sulmeve ndaj tij kulmoi më 20 korrik 2024, kur babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi, u vra në një atentat me armë zjarri. Dyshimet janë se kjo ngjarje lidhet me hakmarrjet e zinxhirit të vrasjeve që përfshijnë edhe atentatet ndaj Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës.

Andrea Kalemi është kushëri i parë me Aleksandër Sadikajn, viktimë e një shpërthimi me tritol në automjetin e tij, në afërsi të Saukut në Tiranë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e të dyshuarit Samuel Qendraj, ndërsa pistat hetimore janë të përqendruara në lidhjet e tij me grupin kriminal të Kalemit dhe aktivitetet e paligjshme në jug të vendit

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme