Kronika 13 April 2025, 19:30 Nga VNA

Hetimi për Olta Xhaçkën, Apeli vendos më 25 prill për fatin e ish-ministres

Ndaje në Whatsapp
Hetimi për Olta Xhaçkën, Apeli vendos më 25 prill për

Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë një kërkesë të Fredi Belerit dhe të urdhërojë SPAK-un që të hetojë Olta Xhaçkën, ish-ministre e Mbrojtjes, dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçin, lidhur me një pronë mbi të cilën kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik. Ky vendim nuk u prit mirë nga SPAK, i cili pretendon se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka gjetur prova për implikimin e çiftit në afera korruptive apo vepra të tjera penale. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme ushtroi ankim në Apelin e Posaçëm. Shkalla e dytë e gjyqësorit ka caktuar datën 25 prill si ditën kur do të vendoset për fatin e dosjes “Xhaçka-Gaçi”. Më herët, për pronën e përfituar nga Gaçi është dënuar për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro. Prona me sipërfaqe afro 11 mijë metra katrorë është konfiskuar nga gjykata, edhe pse mbi të janë ndërtuar vila luksoze.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme