Politika 18 June 2026, 16:19 Nga VNA

Vettingu vdiq, rroftë vettingu: ata që rivlerësuan gjyqtarët emërohen gjyqtarë pa kaluar vetting

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-18 at 4.19.07 PM.jpeg

Nuk ka surpriza. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi siç ishte paralajmëruar dhe emëroi pesë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në Gjykatën Administrative të Apelit dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi u emëruan në gjykatat e apelit. Përveç Ina Ramës, e cila është magjistrate, të tjerët nuk kanë kaluar Shkollën e Magjistraturës. Emërimet janë bërë pa kaluar procesin e rivlerësimit, ndonëse pikërisht KPA ishte institucioni që vendosi fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë reformës në drejtësi.

Sot, një proces gjyqësor mund të zgjasë 15 deri në 20 vjet. Para reformës në drejtësi, një çështje përfundonte zakonisht brenda dy viteve në të tre shkallët e gjykimit. Vetëm zbardhja e një vendimi sot mund të zgjasë dy vite, një fenomen për të cilin, sipas kritikëve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka reaguar.

Në mbledhjen plenare të datës 18 qershor 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet për emërimin dhe caktimin si gjyqtarë në nivel apeli të:

* Sokol Çomos pranë Gjykatës Administrative të Apelit;
* Ina Ramës pranë Gjykatës Administrative të Apelit;
* Albana Shtyllës pranë Gjykatës Administrative të Apelit;
* Natasha Mulajt pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
* Mimoza Tasi pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Këta janë njerëzit që për vite me radhë kryen rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke vendosur mbi karrierën dhe largimin e tyre nga sistemi. Tani, me vendim të KLGJ-së, ata rikthehen vetë në sistemin gjyqësor pa kaluar asnjë shkallë të vettingut.

Këta janë njerëzit që vendosën fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Por kur erdhi radha e tyre, pesë ish-anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u emëruan gjyqtarë apeli pa kaluar vetë filtrin e rivlerësimit që ata u aplikuan të tjerëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme