Bota 8 May 2025, 18:25 Nga VNA

Tym i bardhë nga Vatikani, zgjidhet Papa i ri

Ndaje në Whatsapp
Tym i bardhë nga Vatikani, zgjidhet Papa i ri

Rezultoi me sukses votimi i tretë në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri, pasi nga oxhaku në Kapelën Sistine doli tym i bardhë, i cili nënkupton se Kisha Katolike Romane ka një Papë të ri.

Procesi i votimit ka përfunduar ditën e dytë pasi kardinalët e mbyllën në konklavë dhe tashmë ka një pasardhës të Papa Françeskut.

Ende nuk e dimë se kush është përzgjedhur, por do të bëhet e qartë kur ata të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine, me shumë mundësi brenda një ore.

Papa i ri do dërgohet në një dhomë të vogël pranë Kapelës Sistine, ku do të veshë rrobat e bardha papnore.

Kardinali i lartë së shpejti do ta konfirmojë vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht do të thotë “kemi një Papë”, dhe do ta prezantojë Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papnor.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme