Bota 7 May 2025, 20:59 Nga VNA

Meloni: Në Shqipëri po dërgojmë emigrantë që kanë kryer krime të rënda

Ndaje në Whatsapp
Meloni: Në Shqipëri po dërgojmë emigrantë që

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur sot në parlamentin e vendit të saj për çështjen e emigrantëve që dërgohen në Shqipëri. E pyetur nga deputetët e opozitës se çfarë po ndodh në qendrën e Gjadrit ajo tha se “deri në fund të kësaj jave, mbi 25% e migrantëve që mbahen në Shqipëri do të jenë të riatdhesuar. Siç mund ta shihni, riatdhesimet janë shumë të shpejta, duke demonstruar se si po funksionojnë procedurat dhe strategjia që kemi zbatuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i bllokuar ato për arsye qartësisht ideologjike” – tha Meloni.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga kreu i grupit “Fratelli d’Italia”, Lucio Malan, mbi luftën kundër imigracionit të parregullt, Meloni u shpreh: “Ne duam një Itali që më në fund është e aftë të zbatojë rregullat, të jetë e pakompromis me ata që kryejnë krime dhe të mbrojë sigurinë e qytetarëve të ndershëm”.

Duke u ndalur te çështja kampit në Shqipëri, kryeministrja italiane sqaroi: “Ne kemi vendosur t’i përdorim qendrat e ndërtuara në Shqipëri si CPR të zakonshme, kështu që kemi filluar të transferojmë aty emigrantët e parregullt që presin riatdhesimin. Pas kësaj dispozite të re, disa gjykata duket se po urdhërojnë ritransferimin në Itali, ku emigranti bën një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare edhe kur kjo është qartësisht e pabazuar.

Nuk dua të hap një polemikë, por ndihem e detyruar të ndaj me ju kurrikulën e këtyre personave për të cilët duhet të shqyrtojmë dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare. Pothuajse të gjithë emigrantët e transferuar në Shqipëri kanë kryer krime shumë të rënda, duke përfshirë vjedhje, grabitje, posedim të paligjshëm të armëve, tentativë vrasjeje, dhunë seksuale, pornografi me fëmijë, nxitje të të miturve, akte të turpshme në afërsi të një të mituri. Disa duan t’i mbajnë këta njerëz në Itali me çdo kusht, por ne duam t’i riatdhesojmë ata” – tha Meloni.

Meloni theksoi se lista e “vendeve të sigurta” të BE-së konfirmon se Italia “nuk kishte gabuar”. “Propozimi i Komisionit Evropian për të përshpejtuar hyrjen në fuqi të disa komponentëve të Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin është shumë domethënës. Në veçanti, mundësia e përcaktimit “të vendeve të sigurta” të origjinës, me përjashtime territoriale për disa kategori, dhe e zbatimit të kriterit 20%.

Gjithashtu mendoj se duhet ta konsiderojmë propozimin e Komisionit për një listë evropiane të vendeve të sigurta, e cila përfshin vendet e origjinës së atyre emigrantëve, ndalimi i të cilëve nuk ishte konfirmuar nga gjyqtarët italianë, si një lajm të shkëlqyer. Edhe këtu, konfirmohet qartazi se nuk kishim gabuar” – e mbylli Meloni.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme