Bota 7 May 2025, 14:59 Nga VNA

Tym i bardhë apo tym i zi?! Konklava drejt zgjedhjes së Papës së ri

Ndaje në Whatsapp
Tym i bardhë apo tym i zi?! Konklava drejt zgjedhjes së Papës

133 kardinalë nën moshën 80-vjeçare nga e mbarë bota u mblodhën këtë të mërkurë në Vatikan, në nisje të Konklavës për zgjedhjen e pasuesit të Papa Françeskut. Procesi demokratik më i fshehtë në mbarë botën nisi me meshën e orës 10 të mëngjesit, që u mbajt brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, ndërsa mijëra besimtarë katolikë ishin mbledhur jashtë kësaj bazilike.

Konklava do të nisë në orën 16:45, me kardinalët që do të nisin procesionin nga Kapela e Shën Palit në Kapelën Sistine. Më pas, në orën 17:35, të gjithë kardinalët mbi moshën 80 vjeç do të largohen nga Kapela Sistine dhe brenda saj do të qëndrojnë vetëm 133 kardinalët që kanë të drejtë vote. Ky moment do të shënojë edhe fillimin e izolimit të kardinalëve dhe nisjen zyrtare të Konklavës.

Për të siguruar sekretin maksimal të Konklavës, Vatikani ka vendosur një kombinim të teknologjive të sigurisë së lartë dhe masave të rrepta fizike.

Masat e sigurisë përfshijnë filma specialë për dritaret, për të parandaluar regjistrimin nga dronët, si dhe sisteme bllokimi të sinjalit për telefonat celularë, të cilët gjithsesi janë të ndaluar gjatë Konklavës.

Në ditën e parë të Konklavës mbahet vetëm një raund votimi, por nëse nuk zgjidhet një Papë i ri, Konklava në ditët në vijim mund të mbajë deri në 4 raunde votimesh në ditë. Votat do të digjen në oxhakun e instaluar së fundmi në çatinë e Kapelës Sistine: tym i zi për zgjedhjet e dështuara, tym i bardhë për një Papë të ri.

Kreu i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, tha sot se tymi i parë pritet të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine rreth orës 19:00. Kardinalët qëndrojnë në shtëpinë e mysafirëve Santa Marta, e cila u evakuua ditët e fundit për t’u kontrolluar plotësisht nga forcat e sigurisë. Kardinalët do të shoqërohen nga policia e Vatikanit dhe Garda Zvicerane kudo që të lëvizin.

Po ashtu, si masë sigurie është vendosur edhe një kordon mbrojtës rreth kardinalëve në çdo kohë. Edhe nëse duan të bëjnë një shëtitje ose të pinë duhan në kopsht, askush nuk do të jetë në gjendje t’u afrohet.

Asistentët, përfshirë priftërinjtë, kuzhinierët, shoferët, pastruesit dhe ndihmësit, kanë bërë tashmë një betim për sekret absolut dhe të përjetshëm. Shkelja e betimit sjell përjashtim automatik nga Kisha.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme