Bota 6 May 2025, 22:59 Nga VNA

Përshkallëzohet konflikti, India sulmon Pakistanin

Ndaje në Whatsapp
Përshkallëzohet konflikti, India sulmon Pakistanin

India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturë terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmir – një përshkallëzim masiv i tensioneve mes dy shteteve, raportoi CNN.

“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

“Veprimet tona kanë qenë me fokus, të matura dhe jo përshkallëzuese. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar një përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën  e ekzekutimit”.

Mësohet se India ka shënjestruar nëntë zona. Disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani. Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa.

“Pakistani do të përgjigjet në një kohë dhe vend që e zgjedhë vetë”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry.

“Ky provokim i neveritshëm nuk do të mbetet pa përgjigje”.

India dhe Pakistani janë dy fuqi bërthamore.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme