Bota 2 May 2025, 22:38 Nga VNA

Forcat izraelite pritet të rrëzojnë mbi 100 shtëpi në Bregun Perëndimor

Ndaje në Whatsapp
Forcat izraelite pritet të rrëzojnë mbi 100 shtëpi në

Forcat izraelite janë duke u përgatitur për të rrëzuar shtëpi në dy kampe refugjatësh në veri të Bregut Perëndimor, i cili është i uzurpuar nga Izraeli.

Kështu thanë guvernatori i njërit prej kampeve dhe Associated Press, agjencia e lajmeve që i ka parë dokumentet ushtarake izraelite.

Abdallah Kamil, guvernatori i Tulkaremit, shkroi në Facebook të enjten se ushtria po përgatitej t’i shembte 116 shtëpi në kampet e refugjatëve Tulkarem dhe Nur Shams, të cilat janë dy nga shënjestrat kryesore të bastisjeve izraelite në veri të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite deklaroi se po zbaton ndryshime në kampe, “për ta përmirësuar lëvizjen për ushtarët” dhe për ta parandaluar militantizmin.

Ushtria tha se ka bërë përpjekje për ta ulur sa më shumë numrin e shtëpive që do të rrëzohen dhe u bëri thirrje qytetarëve “t’i kontaktojnë autoritetet për t’i shqyrtuar mundësitë për t’i marrë gjësendet e tyre nga shtëpitë”.

Dy urdhra për shembjen e shtëpive tregonin se ato do të rrëzohen brenda 24 orëve, sipas dokumenteve ushtarake të ndara me Associated Press nga një zyrtar i OKB-së në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Lajmi bëri që banorët e kampeve tashmë të evakuuara Nur Shams dhe Tulkarem të nxitojnë për t’u kthyer dhe për t’i marrë gjësendet e tyre para se shtëpitë e tyre të shkatërroheshin.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRËA, tha se kishte raportime se forcat izraelite arrestonin dhe shtinin me armë në shenjë paralajmërimi ndaj palestinezëve gjatë asaj kohe.

Ushtria izraelite ka qenë duke zhvilluar një operacion në Bregun Perëndimor gjatë disa muajve të fundit, që në kulmin e saj zhvendosi afërsisht 40.000 palestinezë.

Operacioni ka zbrazur dhe shkatërruar në masë disa kampe refugjatësh në veri të Bregut Perëndimor, si Tulkarem dhe Nur Shams, ku jetonin pasardhësit e palestinezëve që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në luftërat e mëparshme.

Kjo është zhvendosja më e madhe në Bregun Perëndimor që nga kapja e territorit nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Izraeli ka deklaruar se trupat do të qëndrojnë në disa kampe për një vit.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967.

Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite./REL/

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme