Bota 1 May 2025, 22:15 Nga VNA

1 maji në Turqi përfundon me 200 të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
1 maji në Turqi përfundon me 200 të arrestuar

Stambolli u kthye më 1 maj në një arenë përplasjesh mes policisë dhe protestuesve, teksa Dita Ndërkombëtare e Punës u shndërrua në një valë zemërimi qytetar kundër qeverisë turke. Me rrugë të bllokuara, transport të kufizuar dhe praninë masive të policisë, qyteti u paralizua pjesërisht në përpjekje për të frenuar tubimet masive që u organizuan nga opozita dhe sindikatat.

Bilanci i protestave deri në mesditë është i rëndë: mbi 200 persona janë ndaluar, përfshirë avokatëdhe aktivistë të cilët po përpiqeshin të ndjekin rastet e ndalimeve. Sipas një shoqate ligjore, shumë prej tyre u arrestuan në zonën përreth sheshit Taksim, pika simbolike e protestave në Turqi, pavarësisht ndalimeve të vendosura prej vitesh për grumbullime në këtë hapësirë.

Policia e trazirave ndërhyri me forcë në disa raste, ku më të ashpra ishin përplasjet me Partinë e Lirisë së Popullit, anëtarë të së cilës u përpoqën të thyenin barrierat policore. Rreth 30 aktivistë nga kjo parti u arrestuan menjëherë.

Përveç kërkesave klasike për të drejta pune, rroga më të larta dhe kushte më të mira jetese, protestuesit këtë vit kishin një motiv shtesë: arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në muajin mars. Ky veprim ka ndezur valën më të madhe të protestave në Turqi që prej vitit 2013, kur sheshi Taksim u kthye në epiqendrën e sfidës ndaj qeverisë së atëhershme të Rexhep Tajip Erdogan.

Tubimet zyrtare ishin planifikuar në anën aziatike të qytetit, por tensionet më të mëdha u regjistruan në bregun evropian, ku autoritetet përqendruan forcat e sigurisë për të ndalur grumbullimet spontane dhe marshimet drejt Taksimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme