Bota 29 April 2025, 23:58 Nga VNA

Tragjedia në Spanjë për shkak të “black out-it” Pesë të vdekur dhe dëme të mëdha ekonomike

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia në Spanjë për shkak të “black out-it”

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Spanjë si pasojë e pasojave të rënda të shkaktuara nga ndërprerja masive e energjisë elektrike që përfshiu vendin dhe disa zona të Portugalisë e Francës jugore.

Tre anëtarë të një familjeje – një çift të moshuarish, 81 dhe 77 vjeç, si dhe djali i tyre 56-vjeçar – u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre për shkak të asfiksisë nga monoksidi i karbonit, i prodhuar nga një gjenerator i dëmtuar që ata po përdornin për furnizim alternativ me energji.

Një tjetër viktimë është raportuar në Valencia, ku një grua 46-vjeçare me aftësi të kufizuara, që vuante nga një sëmundje e mushkërive, ndërroi jetë pasi pajisja që e ndihmonte me oksigjen ndaloi së funksionuari për shkak të mungesës së rrymës.

Në Madrid, një tjetër grua 46-vjeçare humbi jetën nga një zjarr në banesën e saj, i cili dyshohet se u shkaktua nga një qiri i ndezur gjatë ndërprerjes së energjisë.

Energjia elektrike është rikthyer pothuajse plotësisht në Spanjë dhe Portugali që prej të martës, ndërsa situata po normalizohet edhe në rajone si Katalonja dhe Madridi, ku tashmë janë rikthyer në funksion edhe linjat hekurudhore.

Ndërprerja shkaktoi humbje të mëdha për sektorë të ndryshëm, sidomos për industrinë e bulmetit dhe mishit. Komisioni Evropian ka njoftuar se qeveria spanjolle ka afat tre muaj për të paraqitur një hetim të plotë mbi shkaqet e kësaj ndërprerjeje masive që alarmoi qytetarët dhe paralizoi përkohësisht vendin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme