Bota 4 May 2025, 18:44 Nga VNA

Trump mohon synimin për një mandat të tretë: “Do të jem një president dy-mandatesh”

Ndaje në Whatsapp
Trump mohon synimin për një mandat të tretë: “Do

sh-presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar zërat se është duke shqyrtuar mundësinë për të kandiduar për një mandat të tretë në krye të Shtëpisë së Bardhë – një skenar që ndalohet qartësisht nga Kushtetuta e SHBA-së.

Në një intervistë për emisionin “Meet the Press” në NBC, që do të transmetohet të dielën, Trump tha:

“Do të jem një president tetëvjeçar, do të jem një president dy-mandatesh. Gjithmonë kam menduar se kjo ishte shumë e rëndësishme.”

Kjo deklaratë vjen pasi vetë Trump kishte lënë të nënkuptohej më parë se mund të kërkonte një mandat të tretë apo edhe të katërt, duke u shprehur se “nuk po bënte shaka” kur fliste për mundësinë e zgjatjes së qëndrimit në pushtet, gjë që kishte ngjallur reagime të forta.

Sipas Amendamentit të 22-të të Kushtetutës së SHBA-së, një president nuk mund të shërbejë më shumë se dy mandate të plotë.

Ekspertët ligjorë kanë qenë unanimë në qëndrimin se çdo tentativë për të kandiduar për një mandat të tretë do të përbënte shkelje të kushtetutës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme