Bota 7 May 2025, 15:28 Nga VNA

“Kush i jep territor Putinit është thjesht budalla” Biden për BBC: Trump po ledhaton Rusinë dhe po tradhton Ukrainën

Ndaje në Whatsapp
“Kush i jep territor Putinit është thjesht budalla” Biden

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar akuza të forta ndaj pasardhësit të tij, Donald Trump, për qasjen e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë. Në një intervistë për BBC, Biden e akuzoi Trumpin se po ndjek një politikë moderne që “ledhaton Rusinë”, ndërsa po ushtron presion të padrejtë ndaj Ukrainës.

Sipas Biden, qëndrimi i Trump për luftën në Europën Lindore përbën një kërcënim për sigurinë globale dhe tradhton vlerat që Perëndimi ka mbrojtur prej dekadash. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Vladimir Putin beson ende se Ukraina është pjesë e Rusisë dhe se çdo përpjekje për t’i dhënë territor si pjesë e një marrëveshjeje paqeje është një iluzion i rrezikshëm.

Joe Biden – Ish-President i SHBA:

“Shikoni, mjafton të shihni deklaratën e Putinit kur ai nisi pushtimin e Ukrainës. Ai nuk e duron dot faktin që diktatura ruse që ai drejton, që Bashkimi Sovjetik është shembur. Kushdo që mendon se Putin do të ndalet me lëshimin e territoreve është thjesht një budalla.”

Gjatë intervistës, Biden shprehu shqetësimin se Europa po humbet besimin në udhëheqjen amerikane, ndërsa theksoi se themelimi i NATO-s ka qenë investimi më i mirë i bërë ndonjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm që ka fuqinë t’i bashkojë kombet përmes diplomacisë drejt një bote më të sigurt dhe më të drejtë.

Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina vijuan këtë të mërkurë sulmet e ndërsjella. Në Kiev, dy persona humbën jetën nga një sulm raketor rus, ndërsa dronët ukrainas goditën sërish zonën e Moskës, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht katër aeroporte – vetëm dy ditë përpara paradës së përvitshme të Fitores në Rusi. Situata në fushëbetejë mbetet e tensionuar, ndërsa diplomacia ndërkombëtare përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme