Bota 4 April 2025, 21:27 Nga VNA

Trump zgjat me 75 ditë afatin për të arritur marrëveshjen për TikTok: Administrata ime po punon shumë për ta shpëtuar platformën

Ndaje në Whatsapp
Trump zgjat me 75 ditë afatin për të arritur marrëveshjen

Donald Trump zgjat afatin për një marrëveshje TikTok me 75 ditë të tjera. Këtë e ka bërë të ditur presidenti në rrjetin e tij social “Truth”. “Administrata ime po punon shumë për të shpëtuar TikTok dhe ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm”, thotë Trump.

“Marrëveshja kërkon punë të mëtejshme për të siguruar që të nënshkruhen të gjitha miratimet e nevojshme. Kjo është arsyeja pse unë po nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të mbajtur funksionimin e TikTok për 75 ditë të tjera,” – thotë Trump, i cili, menjëherë pas marrjes së detyrës, kishte caktuar afatin përfundimtar për shitjen e divizionit amerikan të aplikacionit popullor në 75 ditë për të shmangur një ndalim në Shtetet e Bashkuara. Afati i caktuar do të kishte skaduar më 5 prill.

“Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë në mirëbesim me Kinën, e cila, me sa kuptoj unë, nuk është shumë e kënaqur me tarifat e ndërsjella (të nevojshme për tregtinë e drejtë dhe të ekuilibruar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Kjo konfirmon se tarifat janë mjeti më i fuqishëm ekonomik, shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare. Ne nuk duam që TikTok të errësohet”, – theksoi Trump.

ByteDance është kompania kineze që zotëron rrjetin social. Pa një marrëveshje për t’i shitur një kompanie amerikane, TikTok do të ndalohet në SHBA për arsye sigurie. Ditët e fundit, mediat amerikane kanë raportuar se Amazon është ndër kompanitë e gatshme për të blerë TikTok.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme