Bota 4 April 2025, 16:03 Nga VNA

Tarifat e Trump “trondisin” miliarderët: Elon Musk humb 11 miliardë dollarë në një ditë, Zuckerberg dhe Bezos e ndjekin pas!

Ndaje në Whatsapp
Tarifat e Trump “trondisin” miliarderët: Elon Musk humb 11

Tarifat e reja të vendosura nga administrata e Donald Trump kanë sjellë pasoja të forta për gjigantët e teknologjisë amerikane dhe pasuritë personale të drejtuesve të tyre. Vetëm një ditë pas hyrjes në fuqi të këtyre tarifave, Elon Musk humbi 11 miliardë dollarë, ndërsa në total humbjet e tij për këtë vit kanë arritur në 110 miliardë dollarë. Aksionet e Tesla ranë me 5.5% të enjten, duke kontribuar ndjeshëm në këtë rënie.

Sipas “Bloomberg”, më shumë se gjysma e miliarderëve të përfshirë në indeksin e tyre të pasurisë u goditën financiarisht nga zbatimi i tarifave të reja. Në total, 500 njerëzit më të pasur në botë humbën rreth 208 miliardë dollarë pas shpalljes së politikave të reja tregtare nga Trump.

Humbje të mëdha ka pësuar edhe themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili ka humbur 17.9 miliardë dollarë që nga zbulimi i tarifave – rreth 9% e pasurisë së tij. Aksionet e kompanisë së tij kanë rënë me 28% që nga mesi i shkurtit.

Edhe Jeff Bezos nuk i ka shpëtuar kësaj tronditjeje: vetëm të enjten, aksionet e Amazon ranë 9%, çka i ka kushtuar themeluesit të kompanisë 15.9 miliardë dollarë në pasurinë personale.

Ndikimi i tarifave në tregjet financiare mbetet i fortë, ndërsa miliarderët amerikanë përballen me goditjet më të mëdha që nga fillimi i vitit

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme