Bota 2 April 2025, 23:09 Nga VNA

Shtëpia e Bardhë: Elon Musk do largohet pasi të ketë përfunduar puna e tij e jashtëzakonshme

Ndaje në Whatsapp
Shtëpia e Bardhë: Elon Musk do largohet pasi të ketë

Elon Musk do të largohet nga posti i tij në Departamentin e Efiçencës Qeveritare (DOGE) sipas planit këtë pranverë, pasi të ketë përfunduar “puna e tij e jashtëzakonshme” në këtë institucion, konfirmoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë.

“Kjo ‘ekskluzive’ është e pavlerë,” shkroi në X sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Elon Musk dhe Presidenti Trump kanë deklaruar publikisht se Elon do të largohet nga shërbimi publik si punonjës i veçantë i qeverisë sapo të përfundojë puna e tij e jashtëzakonshme në DOGE.”

Leavitt iu referua një artikulli të Politico të publikuar të mërkurën, ku thuhej se “Trump u ka thënë njerëzve të tij të ngushtë dhe anëtarëve të kabinetit se” Musk “do të tërhiqet në javët e ardhshme nga roli i tij aktual.” Megjithatë, prej kohësh pritej që Musk të largohej nga DOGE në maj, kur të përfundojnë 130 ditët e tij si “punonjës i veçantë i qeverisë.”

Musk ka qenë figura publike e DOGE që prej 20 janarit, kur Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e këtij departamenti.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme