Bota 1 April 2025, 15:40 Nga VNA

Astronautët mbetën 9 muaj në hapsirë: “Do ta bënim përsëri”

Ndaje në Whatsapp
Astronautët mbetën 9 muaj në hapsirë: “Do ta

Pas nëntë muajsh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), astronautët veteranë Butch Wilmore dhe Suni Williams janë kthyer në Tokë dhe kanë ndarë përvojën e tyre në një intervistë për Fox News.

Udhëtimi i tyre, i cili ishte parashikuar të zgjaste tetë ditë, u shndërrua në një qëndrim prej më shumë se 280 ditësh për shkak të problemeve teknike me anijen Boeing Starliner.

“Mendimi im i parë ishte që ne duhet të ktheheshim,” tha Williams kur u informua për vonesën. “Meqenëse do të ktheheshim në shkurt dhe do të qëndronim në hapësirë deri atëherë, thashë, le ta bëjmë më të mirë.”

Ajo shtoi se nuk e ka humbur entuziazmin, pasi i pëlqen të jetë në hapësirë dhe të “dëshmojë eksperimente shkencore” që zhvillohen rreth saj. “Jam e nderuar që kam qenë pjesë e gjithë kësaj,” tha ajo.

Nga ana e tij, Wilmore pohoi se kishte menaxhuar emocionet e tij duke u fokusuar te rëndësia e programit të fluturimeve hapësinore si një qëllim kombëtar.

Pavarësisht se misioni i tyre u zgjat për shkak të problemeve me Boeing Starliner, astronautët nuk hodhën akuza konkrete ndaj kompanisë, por pranuan se kishte mangësi në testime dhe përgatitje.

“Nuk pyeta se kush ishte fajtori për atë që na ndodhi. Unë mendoj se të gjithë janë përgjegjës, jo vetëm kompania,” tha Wilmore. “Kishte disa mangësi në testim dhe mangësi në përgatitjet që ne nuk i kishim parashikuar.”

Gjatë intervistës, ata u pyetën edhe për qëndrimin e Elon Musk dhe presidentit të ri të SHBA, Donald Trump ndaj eksplorimit hapësinor.

“Unë jam mirënjohës që ata po marrin pjesë aktive në programin e fluturimeve njerëzore në hapësirë, pasi është i një rëndësie të madhe në shkallë globale. Qëndrimi i tyre forcon vendin tonë,” tha Wilmore.

Nga ana tjetër, Williams u shpreh se qëndrimi i tyre i zgjatur në hapësirë i lejoi “shumë njerëz, përfshirë Musk dhe Trump, të shohin se çfarë po ndodh në ISS dhe ta marrin atë shumë seriozisht.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme