Bota 2 April 2025, 14:44 Nga VNA

Demokratët fitojnë në Wisconsin, pavarësisht milionave të Musk

Ndaje në Whatsapp
Demokratët fitojnë në Wisconsin, pavarësisht milionave

Gjykata Supreme e Wisconsin-it do të ruajë shumicën liberale, pasi kandidatja demokrate Susan Crawford triumfoi përballë konservatorit Brad Schimel në një garë historike.

Pavarësisht mbështetjes së fuqishme nga Elon Musk, i cili financoi me shuma të mëdha fushatën e Schimel, votuesit në disa qytete deklaruan se pikërisht ndërhyrja e miliarderit i kishte motivuar të mbështesnin kandidaten demokrate.

Kjo garë shënoi zgjedhjet më të kushtueshme për një vend gjyqtar në historinë e SHBA-së, me mbi 100 milionë dollarë të shpenzuara. Demokratët e konsiderojnë këtë rezultat si një fitore kyçe, jo vetëm për Wisconsin-in, por edhe si një sinjal për zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

Dështimi i republikanëve për të marrë kontrollin e gjykatës vjen në një moment të ndjeshëm politik, pas rizgjedhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Analistët shohin në këtë rezultat një paralajmërim se epoka e tij e dytë mund të përballet me rezistencë të fortë në nivelet institucionale dhe gjyqësore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme