Bota 4 April 2025, 18:11 Nga VNA

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, planifikon të vizitojë Ballkanin Perëndimor

Ndaje në Whatsapp
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, planifikon të vizitojë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç.

Ibrahimoviq u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

“Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimoviç në llogarinë e tij në X.

Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

“U pajtuan se vizita [e Rubios] do të përbënte mundësi shtesë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për konfirmimin e marrëdhënieve të fuqishme aleate ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Në Bruksel po mbahet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku ndër të tjera, do të vendoset nëse vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje nga minimumi i tanishëm prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Administrata e Trumpit më herët kishte propozuar që shpenzimet minimale të jenë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte ka kërkuar që çdo aleat të zotohet për t’i shpenzuar të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur.

Rubio u bëri thirrje të enjten 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të zotohen për rritjen e shpenzimeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Mali i Zi është anëtar i aleancës së NATO-s që nga viti 2017./REL

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme