Bota 25 March 2025, 18:28 Nga VNA

Tjetër masakër në Gaza, 23 palestinezë të vrarë, banorët kërkojnë largimin

Ndaje në Whatsapp
Tjetër masakër në Gaza, 23 palestinezë të vrarë,

Një tjetër masakër ka ndodhur në Rripin e Gazës. Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 23 palestinezë të martën, thanë zyrtarët lokalë të shëndetësisë, ndërsa ushtria izraelite shtoi urdhrat e evakuimit për dhjetëra mijëra banorë në të gjithë enklavën.

Ushtria izraelite u tha banorëve në të gjitha qytetet kufitare veriore që të evakuoheshin, duke thënë se raketa palestineze ishin hedhur në drejtim të Izraelit nga zona.

Qytetet e prekura përfshijnë Jabalia, Beit Lahiya, Beit Hanoun dhe Shejaia në qytetin e Gazës. Urdhra u lëshuan gjithashtu për zonat në Khan Younis dhe Rafah në jug.

"Për sigurinë tuaj, ju duhet të lëvizni menjëherë në jug drejt strehimoreve të njohura," tha ushtria në urdhrat e saj për banorët në Jabalia, më i madhi nga kampet historike të refugjatëve të Gazës.

Zyrtarët palestinezë dhe të Kombeve të Bashkuara thonë se nuk ka zona të sigurta në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ofensiva e ripërtërirë kishte për qëllim t'i bënte presion Hamasit për të liruar 59 pengjet e mbetura që po mban në Gaza. Rreth 24 prej tyre besohet se janë ende gjallë.

Hamasi, i cili akuzon Izraelin për braktisjen e marrëveshjes së armëpushimit të 19 janarit, tha se po bashkëpunonte me një përpjekje të re, të ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, për të rivendosur qetësinë dhe për të përfunduar marrëveshjen trefazore të armëpushimit.

Sipas disa burimeve të Hamasit, nuk ka pasur ndonjë përparim.

Sakaq, regjisori fitues i çmimit Oscar i një dokumentari mbi konfliktin Izrael -Palestinez u arrestua mbrëmjen e së hënës gjatë një përplasjeje mbi një përpjekje të kolonëve për të vjedhur dele nga fermerët palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Hamdan Ballal, regjizori i filmit "No Other Land", po merrte pjesë në një tubim për Iftar, në fshatin Susiya afër Hebronit, kur një grup kolonësh sulmuan tubimin, thanë dëshmitarët për Reuters.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme