Bota 23 March 2025, 17:24 Nga VNA

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në mbi 50 mijë numri i palestinezëve të vrarë

Ndaje në Whatsapp
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në mbi 50 mijë numri i

Teksa Izraeli ka nisur sulmet ndaj Gazës, Ministria e Shëndetësisë së enklavës ka publikuar bilancin e vdekjeve që nga fillimi i luftës.

Që prej 7 tetorit të vitit 2023, kanë humbur jetën 50,021 mijë palestinezë.

Autoritetet në Gaza nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit kur raportojnë shifrat e viktimave, por ministria e Shëndetësisë dhe Kombet e Bashkuara thonë se shumica e vdekjeve janë gra dhe fëmijë. Dhe numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë, me mijëra që besohet se janë ende nën rrënoja.

Numri i të vdekurve u rrit pasi Izraeli rifilloi luftën e tij me Hamasin këtë javë, duke i dhënë fund një armëpushimi dy-mujor në Gaza.

Sulmet e reja ajrore të së martës e bënë atë një nga ditët më vdekjeprurëse për palestinezët që nga fillimi i luftës, me më shumë se 400 të vrarë nga zjarri izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Deri të mërkurën, Izraeli kishte rifilluar gjithashtu operacionin e tij tokësor në enklavë.

Izraeli nisi një luftë kundër Hamasit në Gaza më 7 tetor 2023, pas sulmit të befasishëm të grupit militant në Izraelin jugor që vrau 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe mori peng 251, sipas autoriteteve izraelite.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme