Bota 23 March 2025, 13:28 Nga VNA

Papa Françesku pritet të dalë sot nga spitali

Ndaje në Whatsapp
Papa Françesku pritet të dalë sot nga spitali

Për herë të parë që kur u shtrua në 14 shkurt, Papa Françesku është shfaqur në ballkonin e spitalit në Romë.

Papa 88-vjeçar pritet të dalë sot dhe do të ketë nevojë për të paktën dy muaj pushim në Vatikan, thanë mjekët që e trajtojnë atë.

Gjatë pesë javëve të fundit, ai paraqiti “dy episode shumë kritike” ku “jeta e tij ishte në rrezik” - tha Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonte Papën.

Sipas Dr Alfieri, Papa Françesku nuk u intubua kurrë dhe mbeti gjithmonë vigjilent dhe i orientuar. Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme