Bota 23 March 2025, 22:37 Nga VNA

Izraeli miraton agjencinë e re për “largimin vullnetar” të palestinezëve nga Gaza

Ndaje në Whatsapp
Izraeli miraton agjencinë e re për “largimin vullnetar”

Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi formimin e një agjencie speciale që do të jetë përgjegjëse për lejimin e palestinezëve të largohen “vullnetarisht” nga Rripi i Gazës, një vendim që u denoncua nga një OJQ izraelite.

Sipas ministrisë, kabineti i sigurisë miratoi planin e tij për një agjenci përgjegjëse për ” largimin vullnetar të banorëve të Gazës në një vend të tretë”.

Kjo agjenci mund të funksionojë nën Ministrinë e Mbrojtjes, por mund të “bashkëpunojë me organizatat ndërkombëtare” për të “garantuar kalimin e sigurt” të banorëve të Gazës në këto vende të tjera, thuhet në deklaratë, por pa përmendur se për cilat vende bëhet fjalë.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, sqaroi se ky propozim lidhet me deklaratat e Donald Trump, i cili deklaron se dëshiron largimin vullnetar të palestinezëve nga Rripi i Gazës .

Organizata joqeveritare izraelite “Paqe Tani” dënoi me një deklaratë formimin e kësaj agjencie “përgjegjëse për dëbimin e palestinezëve nga Gaza”, duke denoncuar qeverinë “e cila ka humbur çdo orientim dhe çdo logjikë”.

Duke formuar një agjenci të tillë për të “dëbuar” palestinezët, “Izraeli e pranon se po kryen krime lufte”, shtoi OJQ-ja, duke folur për “një njollë të pashlyeshme mbi shtetin e Izraelit”.

Formimi i një strukture administrative për zbatimin e këtij plani është përmendur javët e fundit nga ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich.

Ushtria izraelite rifilloi operacionet e saj në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës të martën, duke thyer armëpushimin që kishte hyrë në fuqi më 19 janar në enklavën e shkatërruar nga lufta, e cila shpërtheu pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.


 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme