Kronika 2 June 2026, 15:22 Nga VNA

SPAK sekuestron 200 milionë dollarët e investitorëve nga Katari për projektin e Zvërnecit

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-02 at 3.20.46 PM.jpeg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogari bankare të lidhura me projektin turistik të Zvërnecit, ku investitorë janë edhe vëllezërit miliarderë Khayyat nga Katari, bashkëpunëtorë të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas informacioneve masa e sekuestrimit është urdhëruar nga prokurori Altin Dumani. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shumën e saktë të bllokuar, por zhvillimi vjen vetëm pak ditë pasi investitorët nga Katari transferuan rreth 195 milionë dollarë në Bankën Kombëtare Tregtare, fonde që do të përdoreshin për blerjen e pronave dhe nisjen e punimeve për resortin e planifikuar në Zvërnec.

Ka zëra se hetimi i SPAK lidhet me një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonën e Zvërnecit. Në qendër të hetimeve ndodhet Artur Shehu, një personazh me banim në Shtetet e Bashkuara, i përfshirë prej vitesh në debatet mbi pronësinë në këtë zonë dhe prej disa vitesh në hetim nga SPAK.

Një ditë më parë, me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit ushtroi kontrolle ndaj personave të konsideruar të afërt me Shehun, si dhe ndaj biznesmenit Redi Struga. Burime bëjnë me dije se çështja e Zvërnecit ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme prej më shumë se një viti.

Ende nuk është e qartë nëse bllokimi i llogarive lidhet drejtpërdrejt me fondet e investitorëve nga Katari apo përbën një masë parandaluese për të ndaluar transaksione të mëtejshme mbi pronat që janë objekt hetimi.

Zhvillimet e fundit i japin një dimension të ri konfliktit rreth projektit të Zvërnecit, i cili gjatë ditëve të fundit është shoqëruar me protesta masive kundërshtuese. Ndërkohë, pavarësisht kontrolleve, sekuestrimeve dhe interesit të lartë publik, SPAK nuk ka dhënë ende asnjë version zyrtar për hetimin, edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga aksionet e para të ndërmarra në terren. Mungesa e një reagimi publik nga Prokuroria e Posaçme ka shtuar pikëpyetjet mbi objektin e hetimit, masat e marra dhe ndikimin që ato mund të kenë mbi një nga projektet më të debatuara të viteve të fundit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme